Secondary Adv

Teknologji e re per ndertimin e rrugeve ne Shqiperi

Me anë të teknologjisë së re tashmë ndërtimi i rrugëve nuk do të behët më me inerte të marra nga basenet e lumenjve por do të jetë materiali i përpunuar nga fabrikat.

 

Investitorët gjermanë po e shikojnë Shqipërinë çdo ditë e më shumë si vend me potenciale të mëdha për të shtrirë bizneset e tyre. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë inaguruar disa investime të mëdha në vendin tonë, ndërkohë një mbështetje e madhe po u jepet edhe nga qeveria shqiptare.
Kompania gjermane “Weissharz” ka sjell teknologjinë më të fundit për ndërtimin e infrastrukturës dhe për mbylljen sa më shpejt të projekteve, duke qenë se në vendin tonë kjo është një pikë e dobët, pasi veprat zvarriten në kohë dhe tejkalojnë afatet. Kjo metodologji e re e cila përdoret për shtrimin e rrugëve është në dobi të natyrës pasi e mbron atë në mënyrë direkte nga erozionet.

 


Weissharz është një produkt i ri që krijon një sipërfaqe rezistente ndaj peshave të rënda për shtrimin e rrugëve, aeroporteve dhe parkingjeve. Zëvendëson proceset e shtrimit së heqjes së dheut dhe shtrimit me materiale inerte të bazamentit të rrugëve është produkt që siguron fortësi, arrin fortësinë në një kohë të shkurtër dhe ka qëndrueshmëri më të madhe sesa metodat e përdorura deri tani.

 


Gjithashtu, në rast se qeveria “Rama” do të vendosë që t’u rikthehet investimeve në infrastrukturë, tashmë do ta ketë edhe më të lehtë dhe do të kursejë gjysmën e buxhetit për shkak të teknologjive të reja që janë sjellë në vendin tonë nga kompanitë gjermane.Përfaqësuesi i kompanisë gjermane që investon në Shqipëri tha se tashmë metoda e re e teknologjisë jo vetëm që kursen të ardhurat por edhe kohën.


Më të lexuarat