Secondary Adv

Pajisja me certifikate vaksinimi: Ja cfare ndodh me vaksinen ruse apo kineze

Ministrja e Shëndetësisë ka sqaruar se qytetarët që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze, nuk janë të përjashtuar nga marrja e një certifikate vaksinimi, kur OBSH ta vendosë.

 

E ftuar në "Top Channel", Manastirliu u shpreh se nuk ka asnjë vendim të BE për të ndalur certifikatat dhe se nuk do të ketë një diskriminim të vendeve. "Nuk duhet të jetë ky merak se nuk ka asnjë vendim të KE për të ndaluar certifikatat. BE është duke diskutuar për një pasaportë që do lejojë lëvizjen, janë duke diskutuar mbi disa komponentë. Ende nuk ka asnjë vendimmarrje nga BE për të patur një certifikatë deri tani.

 

OBSH ka thënë kjo certifikatë është e vështirë për t’u prodhuar, por jam e bindur se do arrihet në një rezultat që të mos ketë një diskriminim të vendeve që nuk kanë pasur vaksina dhe të lejohet kalimi se është vërtetuar sëmundja, apo një test negativ", tha Manastirliu. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme mbërritën në vend 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë, pas 4800 dozave që mbërritën të shtunën nëpërmjet mekanizmit "COVAX". Aktualisht janë rreth 490 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, ndërsa priten mbi 200 mijë vaksina të tjera në ditët në vijim./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat