Mberrijne 208 mije doza te tjera Sinovac: Ne mbremje priten vaksinat nga Pfizer
Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” pjesa e fundit e vaksinave të siguruara nga kontrata me prodhuesin e Sinovac.
Bëhet fjalë për 208 mijë doza të vaksinës kineze. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total, me ngarkesën e sotme janë marrë nga Sinovac 500 mijë vaksina. “208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, të sinovac. 500 mijë në total doza vaksina. Nga momenti i parë i procesit të lëvrimit në Shqipëri kemi më shumë se 700 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur. Po ecet me ritme shumë të larta të vaksinimit. Sot në mbrëmje pritet përsëri 8190 doza nga kontrata e Pfizer.
Objektivi ynë 500 mijë vaksinime deri në maj”, deklaroi Manasitrliu. Ndërkaq ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj theksoi synimin për një stinë turizmi të hapur për vendin. Sot përfunduam kontratën për të sjellë 500 doza të Sinovac. Siç premtuam ditën e parë të kësaj pandemie që do kujdesemi për shëndetin e qytetarëve. Kjo stinë turizmi të jetë e hapur për Shqipërinë”, tha Ahmetaj./Burimi: Balkanweb