Secondary Adv

Rikonstruksioni i stadiumit te Kukesit: Qeveria miraton fondin 293 mln leke

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond buxhetor 293 milionë lekë për të përfunduar projektin e rikonstruksionit të stadiumit të futbollit ‘Zeqir Ymeri’ në Kukës.

 

Referuar vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, fondi i miratuar, nga fondet e buxhetit të shtetit transferohet nga llogaria ekonomike  programi buxhetor “Sporti dhe rinia”. “Fondi transferohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te bashkëfinancuesi i projektit, Federata Shqiptare e Futbollit, në llogari të saj, në një bankë të nivelit të dytë. Fondi prej 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekësh, për financimin e përfundimit të projektit “Rikonstruksioni i stadiumit të futbollit ‘Zeqir Ymeri’, Kukës”,përballohet nga fondet e miratuara për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë” shkruhet në vendim.

 

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë monitoron mbarëvajtjen e punimeve në këtë objekt,nëpërmjet një grupi pune me ekspertë, përfaqësues nga Bashkia Kukës, Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania projektuese. Përbërja dhe detyrat e grupit të punës, si dhe procedura për transferimin kapital të objektit nga Federata Shqiptare e Futbollit te pronari i objektit, Bashkia Kukës, pas përfundimit të investimit, përcaktohen me urdhër të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë,Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kukës dhe Federata Shqiptare e Futbollit për zbatimin e këtij vendimi./Burimi: SCAN


Më të lexuarat