Secondary Adv

Vaksinimi masiv: Marrin nga sot vaksinen anti Covid punonjesit e transportit ajror

Nga dita e sotme ka nisur vaksinimi edhe i një grupi të rëndësishëm të transportit, siç jajnë punonjësit e transportit ajror.

 

Lajmin e ka dhënë, përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Kujtojmë se më herët ka nisur edhe vaksinimi i operatorëve turistikë ndërkohë që pritet pas disa ditësh të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik. Mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar 'Nënë Tereza', 208 mijë vaksina sinovac, si pjesë e kontratës së nënshkruar me kompanisë. Ndërkohë që po ashtu kanë ardhur edhe 8190 doza të Pfizer. Gjithashtu së fundmi në Rinas mbërritën në vend 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë, pas 48000 dozave që mbërritën të shtunën nëpërmjet mekanizmit "COVAX". 

 

Numri total i të vaksinuarve në vend deri dje ishte 345,934  ndërsa synimi është që të arrihet objektivi prej 500 mijë persona të vaksinuar deri në fund të majit. Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, operatorët turistik punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat