Secondary Adv

Indeksi i lirise se shtypit 2021: Shqiperia mes vendeve problematike

Organizata Reporterët pa Kufi tha se gazetaria që ajo e quan vaksinën kryesore kundër dezinformimit, është bllokuar plotësisht ose pjesërisht në 73 % të 180 vendeve të botës.

 

Në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2021, organizata tha se ka pasur një përkeqësim dramatik të gjendjes së gazetarisë. Vendet në këtë tregues klasifikohen në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të këqija” ose “shumë të këqija”, për lirinë e shtypit.

Shqipëria

Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 83-të, duke fituar një vend nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 84-të. Në pjesën për Shqipërinë thuhet se “qeveria e shtoi trysninë mbi median në vitin 2020, duke kërcënuar përsëri me miratimin e një ligji kundër shpifjes, pavarësisht kritikave nga organizatat e lirisë së shtypit dhe këshillimit kundër tij nga Komisioni i Venecias”.

 

I bllokuar nga një veto presidenciale në vitin 2020, ky ligj, thuhet në raport, “ka të ngjarë të ojë në rritje të censurës në një vend ku qeveria tashmë kufizon qasjen e gazetarëve në informacionin e kontrolluar nga shteti dhe përdorë ndarjen e licencave për të kontrolluar peizazhin e mediave transmetuese”. Sjellja e qeverisë ndaj medias inkurajoi biznesmenët dhe zyrtarët pro-qeveritarë të padisnin gazetarët, ndërsa përdorimi i gjuhës denigruese i ka shndërruar gazetarët në shënjestra të mundshme sulmesh, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se sulmet fizike janë të zakonshme dhe autoritetet anë dështuar të dënojnë autorët.

 

Në fillim të krizës së koronavirusit, kryeministri Edi Rama, thuhet në raport, nxiti publikun të “mbrojë veten nga media” dhe refuzoi të ndihmonte kur pandemia përkeqësoi problemet financiare të medias deri në atë pikë sa botimi i gazetave u ndërpre për rreth gjashtë javë. Po ashtu, të ardhurat nga reklamat ranë kur disa programe u pezulluan pasi që qeveria ndaloi praninë e më shumë se dy personave në një studio.

 

Përpjekjet për të kriminalizuar gazetarinë u rishfaqën kur policia arrestoi dhe keqtrajtoi gazetarët gjatë demonstratave, thuhet në raport në të cilin përmenden edhe akuzat për korrupsion dhe krim të organizuar ndaj dy kanaleve televizive që janë kritike ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, Ora News TV dhe Channel One, në verën e vitit 2020. Raporti vë në pah se me gjithë kërcënimet ndaj pavarësisë së tyre editoriale, mediat krijuan një platformë për vetë-rregullim etik, e para e këtij lloji në Shqipëri./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat