Secondary Adv

Zgjedhjet e 25 prillit: Vezhguesit nderkombetare japin te henen konkluzionet

Vetëm një ditë pas zgjedhjeve vëzhguesit ndërkombëtarë që do të jenë pjesë e zgjedhjeve do të mbarojnë një konferencë për mediat.

 

Të hënën në orën 15:00 vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve në konferencën e tyre do të bëjnë publike atë çfarë konstatuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëria. Pjesë e konferencës do të jenë, Azay Guliyev, Koordinator i veçantë dhe udhëheqës i misionit afat-shkurtër të OSBE-së për zgjedhjet, Aleksander Pociej, Kryetar i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Reinhold Lopatka, Kryetar i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ambasadorja Urszula Gacek, në krye të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it. Ndër të tjera, mësohet se konferenca e zyrtarëve ndërkombëtarë do të zhvillohet online për shkak të masave anti Covid./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat