Secondary Adv

Perfundon numerimi ne njesine 10 ne Tirane: Celibashi paralajmeron rezultat te shpejte

Fill pas publikimit të rezultatit në Njësinë 10 në kryeqytet, ku u votua në mënyrë elektronike, kreu i KQZ siguroi që procesi është i sigurt dhe ruan fshehtësinë e plotë.

 

Për herë të parë në kohë rekord, është publikuar rezultati i zgjedhjeve për njësinë 10 në Tiranë, KZAZ 40, ku u aplikua votimi dhe numërimi elektronik. Sipas të dhënave rezulton që PS ka marrë më shumë vota se forcat e tjera, 6007 vota, ndjekur nga PD me 4550 dhe më pas LSI me 628, ndërsa PSD ka marrë 208. Rezultatet janë shfaqur live, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Celibashi tha se rezultati doli ashtu siç ishte parashikuam në orën 08:00, ndërsa shtoi se mund të dilte edhe më herët, por u vonua që të gjitha partitë të ishin të sigurta, pasi votimi dhe numërimi elektronik u bë për herë të parë.

 

Ai tha se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i shpejtë, ku sfidë është publikimi i tyre për 48 orë nga mbyllja e procesit të numërimit. Celibashi se nuk ka arsye që komisionerët të thonë se janë të lodhur, e shtoi se kjo skemë duhet të marrë fund një herë e mirë nga partitë politike. “Në fakt është një nga avantazhet e përdorimit të teknologjisë. Nga pikëpamja teorike mund të ishte shpallur më herët, por meqenëse ishte hera e parë që ne po e implementojmë këtë, palët kishin meraqet e veta, u dakordësuam që rezultatin ta shpallnim sot.

 

Duket që është kështu edhe në këto momente, gjithsesi mbetet fakti që sistemi elektronik i aplikuar është 100% i sigurt në ruajtjen e fshehtësisë, është e pa diskutueshme. Po ashtu Celibashi i bëri thirrje partive që ta marrin masa dhe të zëvendësojnë komisionerët e lodhur, në mënyrë që të mos ndërpritet procesi i numërimit. Sipas Celibashit, historitë e komisionerëve duhet të marrin fund dhe se një gjë e tillë është diskredituese edhe për vetë partinë.

 

Sa i përket votave që kanë marrë kandidatët, rezulton se kandidati më i votuar është Fatmir Xhafaj, i PS, i cili ka marrë në total 2795, duke lënë pas me diferencë shumë të madhe kandidatët e tjerë. Nga PD më i votuari është kandidati Agron Shehaj, që ka marrë 525 vota, duke ja kaluar edhe kreut të kësaj force, Lulzim Bashës që ka marrë 492. Po ashtu një numër të konsiderueshëm votash për PD ka marrë edhe Dashamir Shehi 355, duke ja kaluar edhe ish-kreut të PD-së, Sali Berishës që ka marrë vetëm 238 vota. LSI paraqitet shumë dobët ku më e votuara rezulton Monika Kryemadhi e cila numëron vetëm 81 vota./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat