Numerimi sipas qarqeve deri me tani: Ja rezultatet e partive
Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 260 Qendra Votimi nga 1243 gjithsej.
Kryeson Partia Socialiste me 50.4% të votive, e ndjekur nga Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim (PD-AN) me 37.1%, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 6.2% dhe Partia Socialdemokarate (PSD) me 2.9%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 19 mandate deputetësh, PD 14 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat. Në Qarkun e Durrësit janë numëruar 92 Qendra Votimi nga 481 gjithsej. PS kryeson me 52.8% të votive, e ndjekur nga PD-AN me 38.7% dhe LSI me 6.6%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 8 mandate deputetësh, PD merr 5 mandate dhe LSI 1 mandat.
Në Qarkun e Fierit janë votuar 222 Qendra Votimi nga 580 gjithsej. Kryeson PS me 52.6%, e ndejkur nga PD-AN me 37.9% dhe LSI me 6.7%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 9 mandate deputetësh, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat. Në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 218 Qendra Votimi nga 511 gjithsej. Kryeson PS me 55.4%, e ndjekur nga PD-AN me 36.3% dhe LSI me 5.2%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 9 mandate deputetësh dhe PD 5 mandate. Në Qarkun e Korçës janë numëruar 154 Qendra Votimi nga 427 gjithsej. Kryeson PS me 47.3%, e ndjekur nga PD-AN me 41.7% dhe LSI me 7.7%.
Me rezultatet e deritanishme, PS merr 6 mandate deputetësh dhe PD 5 mandate. Në Qarkun e Vlorës janë numëruar 225 Qendra Votimi nga 445 gjithsej. Kryeson PS me 57.5%, e ndjekur nga PD-AN me 32.4% dhe LSI me 6.6%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 8 mandate deputetësh dhe PD 4 mandate. Në Qarkun e Shkodrës janë numëruar 133 Qendra Votimi nga 411 gjithsej. Kryeson PD-AN me 43.4%, e ndjekur nga PS me 30%, PSD me 13.7% dhe LSI me 9.4%. Me rezultatet e deritanishme, PD merr 5 mandate deputetësh, PS 4 mandate, PSD 1 mandat dhe LSI 1 mandat.
Në Qarkun e Lezhës janë numëruar 86 Qendra Votimi nga 249 gjithsej. Kryeson PD-AN me 45.9%, e ndjekur nga PS me 41.6% dhe LSI me 8.2%. Me rezultatet e deritanishme, PD merr 4 mandate deputetësh dhe PS 3 mandate. Në Qarkun e Beratit janë numëruar 106 Qendra Votimi nga 277 gjithsej. Kryeson PS me 55.2%, e ndjekur nga PD-AN me 29.2% dhe LSI me 13.4%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 4 mandate deputetësh, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat. Në Qarkun e Dibrës janë numëruar 98 Qendra Votimi nga 277 gjithsej. Kryeson PS me 45.7%, e ndjekur nga PD-AN me 42.6% dhe LSI me 7.4%.
Me rezultatet e deritanishme, PS merr 3 mandate deputetësh dhe PD 2 mandate. Në Qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 112 Qendra Votimi nga 207 gjithsej. Kryeson PS me 54.6%, e ndjekur nga PD-AN me 29.1% dhe LSI me 13.4%. Me rezultatet e deritanishme, PS merr 3 mandate deputetësh dhe PD 1 mandat. Në Qarkun e Kukësit janë numëruar 98 Qendra Votimi nga 141 gjithsej. Kryeson PD-AN me 62.5%, e ndjekur nga PS me 35.8% Me rezultatet e deritanishme, PD merr 2 mandate deputetësh dhe PS 1 mandat./Burimi: Monitor