Secondary Adv

ODIHR prezanton raportin paraprak te zgjedhjeve: Ja problemet e evidentuara

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR prezantojnë raportin paraprak të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

 

Përfaqësuesi i OSBE/ODIHR në Tiranë tha se fushata elektorale nuk pati dinamikën e duhur, pasi mesazhet u fokusuan më shumë te liderët politikë. Ngjarja më e rënde e këtyre zgjedhjeve sipas OSBE u cilësia ajo e Elbasanit ku u vra një mbështetës i PS Pjerin Xhuvani nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Arbër Paplekaj. “KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet.

 

Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem. Ngjarja më e rëndë për fat të keq ishin këto incidente që shkaktuan vuajtje njerëzore. Ngjarja më e rëndë ajo e Elbasanit. Duhet të ketë dënim dhe ndëshkim pëer këtë rast”, tha ai. Kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Tiranë (PACE), në deklaratën e sotme vetëm një ditë nga dita e zgjedhjeve tha se e diela ishte shumë herë me e mirë se fushata. "Do të përgëzoja qytetarët e këtij vendi për këtë punë të mrekullueshme. Delegacioni ynë përbëhej nga 18 anëtarë që vijnë nga 12 vende anëtare.

 

Dje anëtarët e delegacionit tonë vëzhguan procesin në Tiranë, Elbasan, Durrës, Kavajë, Dibër, Fier dhe në fshatra. Delegacioni i PACE e dinte se ishte sfidë në fakt në këtë situatë COVID. Pati një respektim në përgjithësi të masave. Pretendimet për praktika të shitblerjes së votës vijon të mbetet një problem. Kjo ka ndikuar në besimin e publikut. Po kështu edhe me stimujt apo presionet ndaj anëtarëve të administratës publike. Dita e djeshme shkoi shumë më mirë sesa fushata", tha ai./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat