Secondary Adv

Mbyllet numerimi i votave ne qarkun e Lezhes: Ne Fier mbetet edhe 1 kuti

Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Lezhës, ku PD ka dalë fituese, duke marrë 47.53% të votave, ndjekur nga PS me 37.99% të votave.

 

LSI ka mundur të marrë vetëm 10.26% të votave. Përkthyer në mandate, PD ka marrë 4 mandate, PS 3, ndërsa LSI nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat. Në Fier është përcaktuar gjithçka, teksa janë numëruar 579 Qendra Votimi nga 580 Qendra Votimi të tilla, në Qarkun e Fierit, PS merr një fitore bindëse dhe ruan bastionin e saj. PS ka marrë 52.8% PD ka një rritje të lehtë me 37.3 % të votave, e ndërsa LSI ka marrë 7.1%. Partitë e tjera nuk kanë arritur as në 1% të votave. Ndarja e mandateve deri tani është 9 për Partinë Socialiste dhe 6 për Partinë Demokratike dhe 1 për LSI-së./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat