Secondary Adv

Faturat e papaguara te 2014, 10 korriku afati i fundit per bizneset

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë iu ka lënë afat deri më 10 korrik bizneseve debitore në bregdet për të paguar faturat e prapambetura të energjisë.


Administratori i OSHEE, Adrian Cela deklaron se pas kësaj date do të nisë aksioni në të gjithë bregdetin për ndërprerjen e energjisë elektrike te debitorët. Afat për të përfituar nga skema lehtësuese kanë edhe familjarët deri më 15 korrik.  Cela deklaron se më pas, nuk do të ketë më tolerime.


Bizneset në bregdet kanë edhe 2 ditë kohë afat për të paguar faturat e prapambetura të energjisë elektrike. Në të kundërt, pas datës 10 korrik, atyre do t’iu ndërpritet energjia elektrike. Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela deklaron se aksioni do të shtrihet në të gjithë bregdetin.


Sipas Z.Çela , “Brenda datës 10 korrik duhet të likujdojnë debinë e korrikut, pas kësaj date ata nuk kanë mundësi për tu furnizuar me energji elektrike. Specifikë tjetër në këto biznese është se nuk kanë afat më shumë se 20 ditë për të paguar faturën paraardhëse, sepse nuk mund të lejojmë të krijojmë borxhe të reja”.


“Ndërkaq edhe familjarët kanë afat deri më 15 korrik për të përfituar nga skema lehtësuese e pagesës së faturave të energjisë. Pas kësaj date, nuk do të bëhet më asnjë tolerim. Pas datës 15 korrik nuk do të ketë më një mundësi të dytë. Kompania nuk do të riaktivizojë më këtë skemë lehtësusese.”, pohoi Çela.
Sipas të dhënave të OSHEE-së, deri në qershor, arkëtimet arritë vlerën 34.3 miliardë lekë, duke qenë 11.4 miliardë lekë më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa humbjet kanë zbritur në 32.3%, nga 40.3% që ishin fundin e qershorit të një vit më parë.


Më të lexuarat