Secondary Adv

Bllokohet numerimi ne KZAZ 32: Gjenden 9 vota teper ne nje nga kutite

Bllokohet procesi i numërimit në KZAZ 32, në shkollën ‘Hoxha Tasim’, pasi në një kuti janë gjetur 9 vota më tepër.

 

Gazetarja Marsela Karapanço tha për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për zonën e Saukut. Sipas komisionerëve, ka një mosrakordim mes numrit të votave dhe procesverbalit, ku rezultojnë vota tepër. Aktualisht ky proces është bllokuar, ndërsa vendimi se çfarë do të ndodh me këtë kuti i takon KZAZ-së./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat