Secondary Adv

Vijon vaksinimi te sheshi Skenderbej: Mbi 10 mije te moshuar marin dozen e dyte

Ka nisur sot vaksinimi masiv me dozën e dytë të vaksinës për të moshuarit në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”.

 

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.“Sot kemi ditën e rivaksinimeve. Sot kemi mbi 10 mijë të moshuar të planifikuar për t’u rivaksinuar dhe kalojmë në mbi 425 mijë vaksinime. Aktualisht, kemi disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, u shpreh Manastirliu. Procesi i vaksinimit masiv po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Në total janë kryer 417 146 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 322 710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjitha parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./Burimi: A2CNN


Më të lexuarat