2 kandidate thyejne heresin e votave ne Tirane: Me te votuarit nga PD dhe PS 29-04-2021
Partia Demokratike ka marrë në Tiranë 15 mandate ndërsa Partia Socialiste 18 mandate.
Tashmë po zhvillohet procesi i numërimit të votave të kandidatëve. Në rast se ndonjëri prej tyre arrin të thyejë herësin e votave, pra të marrë më shumë se 10 mijë vota, mund t’i zërë vendin atyre që konsiderohen si pjesë e zonës së sigurt. Por cilët janë kandidatët që kanë marrë më shumë vota por që nuk janë në atë që konsiderohet si zonë e sigurt? Për Partinë Demokratike, kandidatët që kanë marrë më shumë vota deri tani janë Petrit Doda me 4 mijë e 802 vota dhe Asllan Dogjani me 4 mijë e 638 vota. Deri tani janë numëruar 879 qendra votimi nga 1243 që janë në total në të gjithë Tiranën.
Për Partinë Socialiste që ka marrë 18 mandate, kandidatët që janë poshtë këtij numri dhe që kanë marrë më shumë vota janë Fatmir Xhafaj i renditur i 23-i në listë, me 12 mijë e 188 vota, që praktikisht e ka plotësuar numrin e nevojshëm për të marrë mandatin e deputetit. Po ashtu, edhe Ornaldo Rakipaj, i renditur i 30-i ka arritur të plotësojë votat e nevojshme për marrjen e mandatit të deputetit. Ai ka marrë deri tani 11 mijë e 432 vota./Burimi: Scan
Më të lexuarat
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit Shqipëria renditet ndër vendet me peshën më të ulët të arit në rezervat valutore dhe për frymë, sipas një raporti të bestbrokers.com.Të dhënat krahasuese nga platforma bestbrokers, tregojnë se në shkurt të këtij viti Shqipëria kishte rezerva ari për një sasi totale prej 3.73
Ministria e Financave: Transporti urban përjashtohet nga detyrimi për POS në autobusë Transporti publik urban brenda qyteteve do të jetë i përjashtuar nga detyrimi për instalimin e pajisjeve POS/POI që mundëson pagesat e biletave me kartë bankare në çdo autobus.Ministria e Financave nëpërmjet një letre dërguar Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas ka sqaruar se
Euro bie në nivelin më të ulët të një viti, ndërsa rënia e naftës lehtëson presionin mbi BQE Tregtarët tërhiqen nga bastet për rritje të mëtejshme të normave të interesit, ndërsa ekonomia po ngadalësohetEuro ka rënë në nivelin më të dobët në më shumë se një vit kundrejt një dollari të fuqizuar, ndërsa investitorët vënë bast se rënia e çmimeve të naftës dhe
Karakaçi: Shqipëria drejt shoqërisë gigabit, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se Shqipëria po përafron rrjetet e komunikimeve me standardet e BE-së, me synim zhvillimin e fibrës optike deri te përdoruesi dhe zgjerimin e mbulimit 5G.Në fjalën e tij në gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e
Kryeministri paralajmëron ndryshime të mëdha në ujësjellës, transport dhe hapësira urbane Në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, kryeministri Edi Rama theksoi se qytetet duhen pastruar nga ato “fije plastike merimangash të një kohe tjetër”, referuar rrëmujës së kabllove.“Pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion, por qëndrojnë aty si
Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 mln euro në vit shtesë për taksën e pronës Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të paluajtshme qeveria parashikon të shtojë peshën e të ardhurave për këtë zë në Prodhimin e Brendshëm Bruto nga 0.3% që është aktualisht në 0.7 deri 1%.Sipas llogaritjeve, në vlerë të ardhurat nga reforma e taksimit t
Prodhimi i energjisë u rrit me 42.9 për qind në maj, sistemi i transmetimit me më shumë ngarkesë Sistemi elektroenergjetik shqiptar ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm gjatë muajit maj 2026, si në drejtim të prodhimit vendas të energjisë ashtu edhe të përballimit të kërkesës në rrjet. Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) tregojnë se prodhimi vendas i
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit 1.1 per qind në vitin 2025, niveli më i ulët nga 2012 Ekonomia shqiptare u rrit me 3.89% në vitin 2025, por pjesa më e madhe e këtij zgjerimi erdhi nga administrata publike dhe taksat neto, ndërsa kontributi i aktiviteteve të biznesit mbeti i kufizuar.Sipas të dhënave paraprake të INSTAT, që mbështeten mbi vlerësimet e Prodhimit t
1 mld lekë për rrugët, FSHZH hap tenderin, akset do identifikohen sipas nevojave të bashkive Me një fond limit prej 1 mld lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për realizimin e ndërhyrjeve që synojnë përmirësimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit të rrjetit rrugor në vend.Projekti parashikon një paketë të gjerë ndërhyrjesh n
Shqipëria, marrëveshje me italianët e ENI për kompani shtetërore nafte dhe rezervat e hidrokarbureve Shqipëria ka siguruar një marrëveshje me kompaninë italiane të hidrokarbureve, Eni S.p.A që synon në thelb krijimin e një operatori të përbashkët për naftën dhe gazin, si edhe sigurimin e rezervave strategjike shtetërore të naftës.Qeveria nënshkroi sot Memorandumin e Mirëkuptimit