Befasite e votes preferenciale: 93 kandidate nuk votuan as veten, 5 me te votuarit
Vota preferenciale për kandidatët për deputetë kanë zbuluar gjëra interesante për emrat listuar nga partitë politike, që tregojnë se kanë qene vetëm për të ‘mbushur’ listën.
Kjo pasi dhjetëra kandidatë për deputet rezultojnë me 0 vota, 1 ose 2 vota në total. Në shifrat e publikuar nga KQZ deri tani, rezulton se 93 kandidatë për deputetë kanë 0 vota, duke zbuluar në këtë formë se ato as veten e tyre nuk e kanë votuar. Sakaq 144 prej tyre rezultojnë se kanë marrë vetëm 1 vote, që me shumë siguri është një votë për veten. Ndërkohë që 137 kandidatë për deputetë kanë fituar 2 vota. Nga ana tjetër, emrat më të votuar në listat e kandidatëve për deputetët janë emra, me peshë në dy partitë kryesore politike PS dhe PD. Kështu deputeti më i votuar për Kuvendin e ardhshëm ka rezultuar Taulant Balla, i cili ka marrë 21.6042 vota. Pas tij vjen Erion Braçe, i cili është një nga deputetët më jetëgjatë në Kuvendin e Shqipërisë, me Partinë Socialiste. Pas tij vjen Fatmir Xhafaj, i cili po ashtu theu herësin dhe kalo pragun për të hyrë në Kuvend. I katërti renditet kreu i PD-së Lulzim Basha dhe më pas vjen Belinda Balluku, deputet e Partisë Socialiste./Burimi: Shqiptarja.com