Secondary Adv

Lejet e ndertimit ne nivelin me te ulet te 5 viteve te fundit

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në të gjithë vendin për tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë vetëm 14 leje ndërtimi. Nga këto, 11 leje ndërtimi janë dhënë në Qarkun e Tiranës, dy në atë të Shkodrës dhe një në qarkun e Durrësit.


Rënia në nivelet më të ulëta historike për lejet e ndërtimit lidhet pjesërisht me vijimësinë e krizës në tregun e ndërtimeve rezidenciale, por sidomos me moratoriumin e lejeve të ndërtimit që u vendos një vit më parë nga Këshilli Kombëtar i Territorit, me inciativën e kryeministrit Edi Rama.
Vendimi i Gushtit 2014 ndalonte dhënien e lejeve të ndërtimit, me përjashtim të atyre që lidheshin me rrugë apo ndërtime inxhinierike ose për ngritjen e industrive prodhuese. Ky vendim u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në Janar të këtij viti, por sidoqoftë efektet duket se janë shtrirë edhe në tremujorin e parë të vitit.


Mbështetur në të dhënat e Instat për vlerën e ndërtimeve të parashikuar në lejet e dhënë gjatë tremujorit të parë, pjesa dërrmuese referohet si vlerë ndërtimesh inxhinierike apo industriale, ndërsa vlera e ndërtimeve rezidenciale është e papërfillshme.Gjatë vitit të kaluar dhe tremujorit të parë të këtij viti sektori i ndërtimi ka shfaqur shenja të gjallërimit, por duket se përtëritja lidhet kryesisht me ndërtimet inxhinerike dhe industriale.


Në një pjesë të madhe besohet se rritja e ndërtimit është mbështetur nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura dhe rinisja e pagesave për investimet publike. Sipas të dhënave të para mbi Prodhimin e  Brendshëm Bruto të publikuara të Enjten nga Instituti i Statistikave, për tremujorin e parë sektori i ndërtimit u rrit 2.84% me bazë vjetore.


Më të lexuarat