Secondary Adv

Ne 2021 do blihen edhe 2.2 mln vaksina, synohet imunizimi i plote

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka vendosur që MSH të përdorë rreth 20 mln dollarë për blerjen e 2.2 mln vaksinave, me të cilat synohet imunizimi i plotë i popullsisë.

 

Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi ka argumentuar në Komision se deri tani Qeveria ka nënshkruar kontratat për 2.2 milionë doza vaksinash dhe se shuma prej 20 milionë dollarësh do të përdoret për blerjen e 2.2 milionë doza të tjera. Ndërsa jemi ende në muajt e parë të vitit, kjo është ndërhyrja e tretë në buxhetin e shtetit./Burimi: Scan


Më të lexuarat