Secondary Adv

Rriten detyrimet e prapambetura per mirembajtjen e rrugeve: 244.34 mln leke ne 2020

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka raportuar krijimin e detyrimeve të prapambetura për kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve, me një total prej 244.34 mln lekësh, në vitin 2020.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën tenderuese për mirëmbajtjen e Tunelit të Krrabës, ndërkohë që fondi limit i vënë në dispozicion është 189.3 mln lekë. Kontrata që do të nënshkruhet do të ketë një afat kohor 2-vjeçar, ndërkohë që ajo që ajo që bie në sy është fakti se fondi limit është më i ulët se vlera e kontratës aktuale të mirëmbajtes që kapte vlerën e 194.82 mln lekëve.

 

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, kompanitë e interesuara kanë afat deri në datën 5 maj për të dorëzuar ofertat e tyre. Tuneli i Krrabës ka 2 tuba me gjatësi 2580.3 metra në anën e djathtë dhe 2320.6 metra në të majtën. Mirëmbajtja e rrugëve nga kompanitë private është një praktikë normale që ndiqen nga ARRSH, por për për vitin 2020 ky dikaster ka raportuar se janë krijuar detyrime të prapambetura për këto kontrata.

 

Sipas të dhënave zyrtare, deri në datën 31 dhjetor 2020, vlera totale e këtyre detyrimeve arrin në 244.34 mln lekë lekë. 74,17mln lekë lekë janë detyrime të palikujudra ndaj kompanive private nga ARRSH, 107,7 mln lekë nga drejtoria e Rajonit Verior Shkodër, ndërkohë që dejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër ka regjistruar detyrime të prapambetura  në vlerën e  62,46 mln lekëve./Burimi: Scan

 

Detyrime të prapambetura për mirëmbajtjen e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar                  74,171,272 lekë

Drejtoria e Rajonit Verior Shkodër      107,707,919 lekë

Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër   62,463,731 lekë

TOTALI                                           244,342,922 lekë.


Më të lexuarat