Secondary Adv

Rritet cmimi i karburanteve, benzina arrin ne 190 leke/liter

Në disa pika tregtimi në Tiranë cmimi i benzinës ka nisur të tregtohet me 190 lekë/litër, duke sjellë të njëjtin cmim, me të cilin u tregtuan karburantet vjet në stinën e verës, ndërsa në tregun e Kosovës 1 litër benzinë tregtohet me 1 euro.


Që nga muaji janar, cmimi i karburanteve në tregun vendas është rritur me rreth 19% dhe vetëm javën e kaluar nafta arriti në 186 lekë/litër në tregun e shitjeve me pakicë. Fenomeni i rritjes së cmimit të karburanteve cdo vit në stinën e verës ka nisur të shoqërojë edhe sezonin e sivjetshëm veror, pavarësisht se bursat botërore tregojnë ulje në vijim të cmimit të naftës Brent.Ditën e hënë cmimi i naftës Brent arriti në 56.5 usd/fuçi në Europë dhe në SHBA, 52.53 usd/fuci. Në maj, çmimi i naftës u rrit deri në 69.63 usd/fuçi, nga 45 usd/fuci në muajin Janar, që shënoi nivelim më të ulët.


Në Shqipëri cmimi prej 190 lek/litër u tregtua në verë, por dhe në muajin janar 2014, kur në bursat botërore cmimi i naftës brent për fuci arriti në 120 usd/fuci. Për më tepër, në Shqipëri rritja e fundit e cmimit të karburanteve shënon rritjen e 4-t brenda 5 muajve.Brenda 6 muajve të parë të 2015-tës, nafta dhe benzina janë rritur gati 19% më shumë, pasi në janar një litër u shit me 158 lekë. Në tregun grosist mbrohen me kursin e dollarit amerikan edhe pse në tregun e brendshëm, sipas kursit të BSH-së, 1 USD po këmbehet me 126 lekë.


Kontrollet ndërkohë vijojnë në tregun e karburanteve nga Inspektoriati Teknik dhe Task-Force e ngritur nga MEI për cilësinë ku për pasojë janë mbyllur aktivitetet e disa prej prodhuesve që përpunonin naftën në vend. Por, ende askush nuk po merret me rritjen e pajustifikuar të cmimit të karburanteve në tregun vendas, një treg që arrin një fitim vjetor prej më se 100 milionë euro.

INUK prish dy karburante në Rinas
Në renditjen globale, Agjencia Ndërkombëtare e Rankimit të çmimeve të naftës, “Global Petrol Price” e renditi në vendin e 139 Shqipërinë për çmimin më të lartë të naftës në renditjen globale prej 172 vendesh pas shtrenjtimit të naftës në vend javën e kaluar, kur çmimi arriti 185 lekë/litër. Para dy javësh Shqipëria renditej në vendin e 130, dhe ndryshimi i renditjes brenda dy javës tregon qartë funksionimin e një tregu anormal në vend./ATSH


Më të lexuarat