Secondary Adv

Mberrijne 11.700 doza te vaksines Pfizer: Mbi 530 mije vaksinime ne total

Procesi i vaksinimit masiv në vendin tonë po ecën me ritme të shpejta, ku mbrëmë në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur edhe 11700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

 

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se nga dozat e ardhura sot 7020 vaksina janë nga kontrata që qeveria ka me kompaninë Pfizer dhe  pjesë tjetër prej 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor për mbështetjen ndaj pandemisë. "11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri - pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian", shkruan Rama. Më herët ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se ditën e sotme janë kryer 19.886 vaksinime në të gjithë vendin.

 

Ndërsa që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer në total  537.387 vaksinime. ‘Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin!’- shkruan Manastirliu. Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësitë Ogerta Manastriliu, bëri me dije se në vendin tonë do të mbërrijnë mbi 11 mijë vaksina nga Pfizer dhe mekanizmit të BE, ndërsa në maj do të mbërrijë edhe 99 mijë vaksina të tjera nga Pfizer, COVAX dhe BE./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat