Secondary Adv

Ekspertet e OBSH per Sinovac: Efikase kunder Covid, duhen me shume te dhena

Sinovac është efektive në parandalimin e infektimit me COVID tek të rriturit nën 60, por duhen më shumë të dhëna për efektet anësore të saj thanë ekspertët e OBSH.

 

Deklaratën e tyre, ekspertët e pavarur të Grupit Strategjik Këshillimor të OBSH-së I dhanë bazuar në rezultatet e fazës së tretë klinike të vaksinës në Kinë, Brazil, Indonezi dhe Kili. Vaksina Sinovac është autorizuar për përdorim në 32 vende dhe deri tani janë shpërndarë mbi 260 milionë doza të saj. “Jemi shumë të bindur se dy doza të vaksinës Sinovac e ndalojnë COVID-19 tek personat 18 deri në 59 vjeç”, thanë ekspertët e OBSH-së. Megjithatë ekspertët theksuan se ata kanë më shumë nevojë për të dhëna për efektet anësore që ajo shkakton tek gratë shtatzëna, tek të moshuarit dhe tek ata me sëmundje ekzistuese.

 

Analiza e vaksinës Sinovac ka nisur pasi ekspertët e OBSH kanë shprehur besim të ulët në të dhënat e Sinopharm kinez, kompanisë që ka prodhuar vaksinën. Deri tani, OBSH ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat e prodhuara në Perëndim: Moderna, Pfizer/BioNtech, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca. Një grup i veçantë i ekspertëve teknikë të OBSH po rishikon përfshirjen e mundshme të vaksinës në listën e përdorimit të urgjencës të OBSH, e cila jo vetëm që do të hapte rrugën për përdorimin e saj në platformën globale COVAX por gjithashtu do siguronte një mbështetje thelbësore për një vaksinë të zhvilluar në Kinë. Këtë javë, edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kineze, Sinovac./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat