Secondary Adv

Ndryshon ligji per sektorin minerar: Ja lehtesimet per kompanite

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit ka shqyrtuar ndryshimet ne ligjin “Për sektorin minerar”.

 

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit ka shqyrtuar ndryshimet ne ligjin “Për sektorin minerar”, që parashikojnë uljen e vlerës së garancisë financiare, që duhet të depozitojnë kompanitë që zotërojnë një leje minerare për kërkim-zbulim. Gjithashtu, projektligji parashikon transferimin e lejeve të dhëna me procedurë konkurruese, që deri më tani ka qenë një prej problemeve në zhvillimin e tregut minerar. Sipas ndryshimeve të propozuara do të lejohet mundësia e transferimit të lejeve të dhëna me procedurë konkurruese pas një periudhe 5-vjeçare nga data e dhënies së lejes.

 

Komisioni diskutoi edhe një amendament, të depozituar nga deputeti Vullnet Sinaj në lidhje me konflikteve që lindin midis zotëruesve të lejeve minerare dhe pronarëve të tokave përreth zonave minerare, për shkak të mos arritjes së një marrëveshjeje financiare. Sipas ndryshimeve të propozuara, sa i takon zgjatjes së afatit të lejes minerare, ajo do të bëhet vetëm kur vazhdimi i shfrytëzimit nuk bie ndesh projekte të tjera që kanë interes publik. Nga ana tjetër me ligjin e ri, subjekteve që zotërojnë leje shfrytëzimi me karrierë të mineraleve dhe grupit të mineraleve ndërtimore u jepet e drejta e pezullimit te përkohshëm te veprimtarisë së shfrytëzimit në zonën e lejuar./Burimi: Scan


Më të lexuarat