Secondary Adv

Gjermania heq Shqiperine nga lista e vendeve me rrezik: Ja rregullat e udhetimit

Gjermania ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik, pasi situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm.

 

Në të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch thuhet se Shqipëria nuk është tashmë vend në rrezik me COVID-19. Përmes kësaj deklaratë, u bë me dije se Shqipëria ishte në listën e vendeve që kanë paraqitur rrezik të paktën në 10 ditët e fundit por tanimë, rreziku nga pandemia COVID është më i ulët dhe situata nuk është problematike. Ndërkohë që Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia konsiderohen si zona me incidencë të lartë që nga Janari. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 9 maji.

 

Ndërkaq në listën e vendeve me rrezik të lartë janë Egjipti, Andora dhe Argjentina. Fakti që Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe u bë me dije edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila raportoi një incidencë infektimi 27 raste për 100 mijë banorë dhe rënie të numrit të pacientëve në spitale. Për qytetarët të cilët udhëtojnë drejt Gjermanisë është e nevojshme paraqitja e një testi negative PCR, por që hiqet karantina e detyrueshme 10 ditore./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat