Secondary Adv

Gjallerohet konsumi per zgjedhje: Inflacioni ne nivelin me te larte ne 6 muaj

Inflacioni nisi të rigjallërohet në prill, duke shënuar rritje vjetore me 1.9 për qind, niveli më i lartë që nga tetor i vitit 2020.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, rritja u ndikua nga rritja e çmimeve në grupin e ushqimeve në dhe komunikim. Konsumi në prill është gjallëruar edhe prej intensitetit të qarkullimit monetar nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2021, krahasuar me Mars 2021 është 0,2 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,51 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Komunikimi” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

 

Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,02 pikë secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.

 

Krahasuar me muajin Prill 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,5 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 3,6 %,“Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %,“Argëtim dhe kulturë” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %,“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,6 %,“Veshje dhe këpucë” me 0,4 %,“Transporti” me 0,3 %,“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”,“Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili.

 

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,2%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 4,6%,“fruta” me 4,4%, “peshk” me 2,5%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,9%, “bukë dhe drithëra” me 1,8%, “mish” me 1,2%, etj.

 

Krahasuar me muajin Mars 2021, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,1%, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 1,3%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,6%, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,5%./Burimi: Monitor


Më të lexuarat