Shqiperia ende zone e kuqe per Greqine: Ja cfare pritet te ndodhe me levizjet
Sipas një reagimi nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri vendi ynë do të jetë shpejt në listën e vendeve, që mund të udhëtojnë lirisht drejt Greqisë.
“Është një program, që po e hapim në disa faza. Mundësisht Shqipëria do të jetë shpejt pjesë e vendeve që do të udhëtojnë lirisht drejt Greqisë. Sipas opinionit tonë kjo do të ndodhë shpejt. Në këtë fazë, Shqipëria nuk bën pjesë në listën e vendeve të lira, për shkak të të dhënave epidemiologjike. Është Komitetiti i Ekspertëve, që vendos se cilët vende mund të jenë në këtë listë nisur nga të dhënat, nga pikëpamja epidemiologjike.”, shprehet Alexandros Bouzis, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun dhe median në Ambasadën Greke.
Ai shpjegon se, “në këtë fazë të parë në listë janë përfshirë vende europiane, plus vende si Izraeli, Austria, Zelanda e Re apo SHBA- vende me të dhëna të mira nga pikëpamja epidemiologjike.” “Mbase Shqipëria do të jetë pjesë e listës në fazën tjetër, sepse duhet dhe pak më tepër përmirësim.”, shton ai për Gazetasi.al, duke përçuar kështu qëndrimin e Ambasadës së Greqisë në lidhje me çështjen në fjalë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë vendi ynë ka aktualisht një incidencë të ulët, në nivelet e 26.6 raste për 100 mijë banorë nga 30.7 raste për 100 mijë banorë, që kishte vetëm pak ditë më parë. Sipas këtyre të dhënave, incidenca dy javore vijon të mbetet e ulët në nivel 52.4 raste për 100 mijë banorë. Ka një rënie të pozitivitetit total, sipas javëve në 3.8 %. Ndërkaq numri i pacientëve në spitale është ulur, në 111 të shtruar. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer rreth 600 mijë doza të vaksinës kundër Covid 19./Burimi: Panorama.al