Secondary Adv

Ujesjellesit 17 mld leke borxhe ndaj OSHEE: Propozohet rritje e cmimit te ujit

Ndërmarrjet e ujësjellësit kanë krijuar një stok prej 17 miliardë lekësh për detyrime të prapambetura kundrejt OSHEE deri në fund të vitit 2020.

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pjesa më e madh e tyre, konkretisht 9 miliardë prej tyre janë kamatë vonesa. Por kjo faturë përveçse përkeqëson gjendjen financiare të OSHEE, rrezikon të shoqërohet me një rritje të mëtejshme të çmimit të ujit për qytetarët shqiptarë në gjithë vendin. Kjo pasi, në një prej alternativave të propozuara nga Ministria e Financave për zgjidhjen e kësaj situate është zbatimi i plotë i reformës së ujit.“Reforma e vonuar e sektorit të ujit dhe mekanizmi i dobët i ekzekutimit të pagesave të energjisë elektrike çuan në ri-akumulimin e detyrimeve të prapambetura sa niveli i fshirë në fillim të reformës.”

 

Sipas të dhënave të bëra publike sektori i ujit akumulon mesatarisht 1.5 miliardë lekë detyrime çdo vit që pothuajse dyfishohen nga kamatëvonesat. Pavarësisht diferencave në vlera midis atyre të raportuara nga OSHEE dhe ndërmarrjet e ujit detyrimet në rritje janë konfirmuar edhe nga palët, thuhet në raport. Financat theksojnë se OSHEE ka nënshkruar marrëveshje me disa nga ndërmarrjet e ujit për ristrukturimin e borxheve, por pak prej tyre kanë rezultuar efektive deri më sot në zgjidhjen e problemit./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat