Secondary Adv

Turqia nis lehtesimin e masave: Qershori pritet te jete pa kufizime

Turqia do fillojë një lehtësim të kujdesshëm të bllokimit total javën e ardhshme dhe do të heqë më shumë kufizime në qershor, njoftoi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

 

Turqia do të fillojë një lehtësim të kujdesshëm të bllokimit total javën e ardhshme dhe do të heqë më shumë kufizime në qershor, njoftoi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ndërsa vendi regjistron një rënie të mprehtë të rasteve COVID-19 pas kulmit të një vale të dytë të dhunshme të pandemisë. “Synimi ynë është të vazhdojmë të veprojmë relativisht me kujdes deri në fund të majit”, tha Erdogan në një fjalim televiziv. “Nga qershori, kemi ndërmend të ulim ndjeshëm masat në një mënyrë që do ta bëjë jetën e përditshme edhe më të rehatshme”, shtoi ai.

 

Autoritetet turke vendosën një bllokim total dyjavor ndërsa numri i infeksioneve ditore të COVID-19 u rrit në më shumë se 60 000, një nga nivelet më të larta në botë, kurse numri i të vdekurve në gati 400 në ditë. Numri i rasteve të reja ditore ka rënë në 11 000, një rënie e ndjeshme nga muaji i kaluar, por mbetet i lartë krahasuar me synimin e presidentit turk për 5 000 infeksione ditore, i vendosura në fillim të bllokimit. Rreth 10,7 milionë persona janë vaksinuar plotësisht (13% e popullsisë), ndërsa katër milionë të tjerë kanë marrë dozën e parë të një vaksine antiCOVID-19./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat