Pranoi ankimimin e LSI: KAS nis hapjen e kutive te para me materiale zgjedhore
KAS ka nisur mbledhjen dhe ka vijuar me hapjen e kutive të para live, për të marrë në fund vendimin nëse do të ketë rinumërim votash ose jo në këtë qark.
Për hapjen e kutive janë ngritur 6 grupe numërimi. KAS pranoi kërkesën ankimore të LSI-së e cila kërkon rinumërim në këto qendra zgjedhore me argumentin se janë konstatuar disa shkelje. Kutitë u morën nga 24 qendra votimi që ka ankimuar LSI, ku çdo qendër përmban 1 kuti me materiale zgjedhore, ku përfshihen procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve. Vendimi nëse do të ketë rinumërim votash apo jo në këto qendra votimi, merret pas shqyrtimit të këtyre materialeve dhe shume materialeve të tjera. Ankesa e LSI është se kutitë në këto qendra votimi janë mbushur ku ka më shumë fletë votimi se votues dhe se në disa prej tyre mungon dhe regjistri se kush ka votuar.
KAS vendosi të administrojë si provë materialet dhe dokumentacionin në kutitë e materialeve zgjedhore për 24 qendra votimi në qarkun e Beratit që ndodhet në kutitë e materialeve zgjedhore për QV 3446, QV 3431, QV 3445, QV 3318, QV 3275, QV 3270, QV 3287, QV 3307, QV 3472, QV 3473, QV 3482, QV 3325, QV 3456, QV 3440, QV 3330, QV 3220, QV 3433, QV 3328, QV 3429/1, QV 3518, QV 351, QV 3501, QV 3416, në Zonën Zgjedhore Qarku Berat. Sakaq KAS ka hedhur poshtë kërkesën e PD-AN për marrjen e informacioneve dhe provave shtesë, por ka pranuar të marrë si provë kërkesa e PD-AN për të dhënat e kryqëzuara nga pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve, ku PD-AN pretendon se ka pasur votim të dyfishtë apo familjar./Burimi: Shqiptarja.com