Secondary Adv

Informaliteti i punes i larte: 35 per qind fitojne me shume se sa deklarojne

Informaliteti i punës është një fenomen i përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Por Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Rajon të nëndeklarimit të pagës reale (34% e totalit te të punësuarve) dhe për rrjedhojë ka një shmangie të lartë në këtë drejtim për pagesën e kontributeve dhe taksave nga puna. Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të publikuar së fundmi vuri në dukje se, punësimi i fshehur (informaliteti i punës) është i zakonshëm në Rajon. Ky lloj informaliteti përfshin praktika të punësimit pa kontrata dhe gjithashtu nënraportimin e të ardhurave nga pagat. Punësimi i nëndeklaruar është mesatarisht 30 për qind në Ballkanin Perëndimor.

 

Në pesë vitet e fundit, vetëm Serbia ka qenë në gjendje ta ule informalitetin në tregun e punës me 5 pikë përqindje. Në Kosovë 35 për qind e të punësuarve të angazhuar në plotësisht ose pjesërisht në punë informale. Në Shqipëri, 34 për qind e punonjësve fitojnë më shumë se sa deklarojnë (pagesa me para në dorë). Këto statistika, sipas Bankës Botërore, janë shqetësuese, pasi informaliteti tenton të jetë i lidhur me punë me të ardhura të ulëta dhe për punë që nuk mund të bëhen nga shtëpia. Një pjesë e madhe e informalitetit vjen nga niveli i lartë i taksimit të punës.

 

Për shembull, norma tatimore mbi punën në Malin e Zi është ndër më të lartat në Evropë. Kjo normë zvogëlon konkurrencën, sepse stimulon bizneset të angazhohen në punësimin informal. Taksimi i lartë dekurajon pajtueshmërinë me ligjin dhe ndikon në perspektivat e rritjes së biznesit, analizon Banka Botërore. Faktorë të tillë si, mënyra se si administrohen taksat, ndryshimet e shpeshta në politikën tatimore dhe mungesa e besimit në institucione e prishin moralin e taksave dhe inkurajojnë bizneset të qëndrojnë joformale, analizon Banka.

 

Por, një barrë e lartë tatimore mbi punën dekurajon punësimin zyrtar dhe ndikon tek bizneset të shmangin deklarimin e plotë të të ardhurave. Në Mal të Zi, për shembull, 53.6 për qind e bizneseve deklarojnë se raportojnë të ardhura më të ulëta, dhe 54 për qind e qytetarëve raportojnë se nuk kanë marrë kurrë fatura fiskale – një nga praktikat më të zakonshme për shmangien e taksave./Burimi: Monitor


Më të lexuarat