Secondary Adv

Rritja ekonomike parashikohet 5.3 per qind- Sejko: Ne qershor kartmonedha e re

Në një intervistë për SCAN, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur lidhur me karakteristikat ekonomike dhe financiare të këtij viti.

 

Sejko ka theksuar se ndryshe nga vjet, ekonomia dhe financat e Shqipërisë janë duke i rimëkëmbur pas goditjes së pandemisë si dhe premtojnë një vit pozitiv me një rritje deri në 5.3%. “Ky vit ka filluar me tregues më pozitiv, si në drejtim të konsumit, eksporteve, apo rritjes së kreditimit. Në tregjet financiare ka stabilitet dhe kursi i këmbimit është i qëndrueshëm. Si rrjedhojë dhe parashikimi për rritjen ekonomike është më optimist. Banka Qendrore parashikon një rritje ekonomike prej 5.3% për vitin 2021.

 

Ndërsa për vitet e ardhshme parashikojmë një rritje në nivelet e 4.5 – 5.3%. Këto parashikime janë të kushtëzuara edhe nga pandemia, nëse ajo do ketë një valë të dytë apo jo. Megjithatë informacionet që ne marrim nga ekspertët janë optimistë.”, ka thënë Sejko. Për sa i përket kartëmonedhës 10 mijë lekëshe, Guvernatori Sejko theksoi se individët dhe bizneset do të mund ta kenë në duar në muajin Qershor.

 

“Kartëmonedhën 10 mijë lekshe ne parashikojmë ta hedhim në qarkullim në muajin e qershorit. Është e nevojshme sepse me rritjen e standardeve ekonomike por dhe çmimeve, ul nevojën për sasi të mëdha cash në portofol. Ne kemi ndryshuar vjet gjithë serinë e kartëmonedhave shqiptare. Kemi hedhur prerjet e reja 200L dhe 500L ndërsa këtë vit do hedhim 10000 lekshin dhe 1000 lekshin.” ka përfunduar Sejko./Burimi: SCAN


Më të lexuarat