Secondary Adv

KAS mblidhet neser: Kerkohet perseritje e zgjedhjeve ne 3 qarqe

5 anëtarët e KAS do të vendosin të mërkurën nëse provat e administruara janë të mjaftueshme për të përsëritur zgjedhjet në qarkun e Vlorës, Gjirokastrës dhe Beratit.

 

Refuzimi i tretë radhazi të anëtarëve të KAS për të marrë informacion nga institucionet e tjera, sipas PD, bie në kundërshtim me ligjin. Të mërkurën Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të marrë vendimin nësë do të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës. Raporti i të dhënave të kryqëzuar për Gjirokastren, nga ku rezultojnë 74 raste të dyshimta të votimit të dyfishtë, është lexuar në këndvështrime të ndryshme nga PS dhe opozita. Madje edhe anëtarët e KAS ishin të ndarë në këtë çështje. 

 

Për t’i dhënë përgjigje nësë 12 shenjat e gishtërinjve për 70 firma elektronike i takojnë operatorëve të KQZ apo janë tentativa të votuesve, PS dhe KAS kërkoi praninë e nënkomisioneres Lealba Pelinku. 3 anëtarët e KAS-it sërish refuzuan kërkesën e PD për të marrë informacion nga institucionet e tjera për qarkun e Vlorës, ndërsa pranuan për të marrë raportin nga KQZ nga pajisja PEI.

 

Për sa i përket Berati, kandidati i LSI, Ardit Çela, i cili nuk ka arritur të marrë mandatin për 77 vota, me anë të një postimi në facebook akuzon KQZ se ka futur duart në procesin zgjedhor. Për KZAZ 66 në Berat, Çela publikon dy proceverbale të cilat pavarësisht se i korrespondojnë të njëjtës Qendër Votimi, numri i fletëve të votimit nga marrja në dorëzim deri në në mbyllje ka ndryshuar me 38 fletë./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat