Secondary Adv

KAS rrezon kerkesen e LSI dhe PD: Nuk perseriten zgjedhjet ne Gjirokaster

Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Gjirokastër. 

 

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka rrëzuar me shumicë votash animimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë votimit dhe pas në Qarkut të Gjirokastrës. “KAS për miratimin në zonën zgjedhore të Qarkut të Gjirokastrës, Me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe rrëzimin e ankesës ankimore të paraqitur nga Kreshnik Merxhani. Ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe paraqitet në fletoren zyerare. Për këtë vendim bëhet apelim në Kolegjit Zgjedhor”, u shpreh anëtari i KAS, Ledio Braho./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat