Auditimi i kontratave PPP: KLSH do te kaloje ne site 3 kontrata me rendesi
KLSH kërkon të përmirësojë kapacitetet audituese për kontratat PPP, teksa përmes një projekti ka parashikuar udhëzim të ri për auditimin e këtyre kontratave.
Në kaudër të zbatimit të këtij projekti do të kontraktohen 4 auditues, nga të cilët 2 do të jenë të huaj, ndërkohë që janë 3 kontratat që janë përzgjedhur për kryerjen e auditimeve. Një prej kontratave është PPP për pajisjet kirugjikale, që është nënshrkuar në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2024, teksa autoritet kontraktor është Ministria e Shëndetësisë. Kontrata e dytë është rokonstruksioni dhe mirëmbajtja e rrugës së Arbrit, e firmosur në vitin 2018 nga MIE, që përfundon në vitin 2030. Ndërkohë që, kontratat e tretë do të jetë skanimi në dogana, e cila u rishikua nga qeveria në vitin 2014 e që përfundon në vitin 2029.
Këto auditime, që konsiderohen si pilot nga Kontrolli i Lartë i Shtetit do të kryhen do të drejtohen dhe mbikëqyren nga ekspertët ndërkombëtarë. Ndërkohë që gjatë kryerjes së tyre do të identifikohen pikat e forta dhe të dobëta si dhe kufizimet me të cilat përballen aktualisht punonjësit e këtij institucioni gjatë procesit të auditimit. Ekspertët gjithashtu do të kryejnë analiza të mëtejshme, do të diskutojnë gjetjet me drejtuesit e KLSH dhe do të hartojnë një raport në të cilin ata do të identifikojnë fushat ku rekomandohet përmirësimet dhe masat e mëtejshme./Burimi: SCAN