Secondary Adv

Deklarata e OBSH: Vaksinat efektive, por udhetimet ende te pasigurta

OBSH thotë se përmirësimi i situatës së pandemike mbetet ende në nivel të “brishtë” dhe bëri thirrje që të shmangen udhëtimet ndërkombëtare.

 

“Të përballur me një kërcënim të vazhdueshëm, dhe pasiguri, ne duhet të tregojmë kujdes”, tha drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge. Ndërkohë që sipas tyre kërcënimi më i madh është variant indian ri, i cili mund të jetë më i transmetueshëm dhe që është identifikuar në të paktën 26 nga 53 vendet në Evropë. Megjithatë Kluge garantoi se vaksinat e autorizuara janë efektive kundër llojit të ri. “Të gjithë vaksinat e aprovuara janë efektive kundër varianteve të reja,” tha Kluge.

 

Deri më tani vetëm 23 përqind e njerëzve në rajon kanë marrë një doze të një vaksine kundër Covid, me vetëm 11 përqind që kanë marrë të dyja dozat, tha Kluge, ndërsa paralajmëroi qytetarët të vazhdojnë të tregojnë kujdes.“Vaksinat mund të jenë një dritë në fund të tunelit, por ne nuk mund të verbohemi nga kjo dritë,” tha ai. Në rajonin e Evropës të OBSH, i cili mbulon edhe një pjesë të Azisë Qendrore, numri javor i rasteve të reja është ulur për 60 për qind për një muaj. Megjithatë, varianti indian i koronavirusit ende është duke u studiuar./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat