Secondary Adv

Ne pritje te lehtesimit te masave- Brataj: Heqja e kufizimeve graduale

Situata nga pandemia është përmirësuar ndjeshëm, por koronavirusi nuk ka ikur.

 

Skënder Brataj tërheq vëmendjen e qytetarëve për respektim të masave pasi çdo ditë ka persona që infektohen edhe në shifra të reduktuara. Për Bratajn ky sezon turistik do të jetë më i qetë në raport me pandeminë. Përgjatë bregdetit dhe zonave të tjera turistike të vendit pritet të hapet shërbimi i urgjencës në 28 qendra shëndetësore ku do të kryhen dhe testime të shpejta për pushuesit që kanë simptomat e Covid. Përfaqësuesi i Komitetit Teknik është i rezervuar në lidhje me diskutimet mes ekspertëve për lehtësimin e mundshëm të masave anti-covid.

 

Sipas Bratajt duhet të presim edhe efektet pas grumbullimeve për festën e Bajramit si edhe për një qëndrueshmëri të situatës në spitale. Brataj shprehet i bindur se këtë periudhë nuk do të kemi valë agresive të koronavirusit që kaluam në muajt nëntor dhe shkurt. Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, situata do të jetë edhe më e qetë, nëse para verës arrijmë shifrën e 1 milion të vaksinuarve./Burimi: A2CNN


Më të lexuarat