Secondary Adv

1.5 mln euro grant nga qeveria kineze

Nënshkruhet marrëveshje për grantin me vlerën e 10 milion juanëve kinez ose rreth 1.5 milion euro mes ministrisë së ekonomisë dhe qeverisë kineze.

 

Një marrëveshje bashkëpunimi në vlerën e 1.5 milion euro u nënshkrua ditën e djeshme ndërmjet qeverisë kineze dhe asaj shqiptare, që do t'i hapë rrugën lidhjes së marrëveshjeve të financimit të projekteve konkrete për të cilat të dy palët do të bien dakord në vijim.Kjo marrëveshje është nga të parat që i hap rrugë marrëveshjeve të tjera që pritet të konkretizohen së shpejti nga interesi që është treguar për të investuar në sektorë të ndryshëm në vend.

 

Ministri i Zhvillimit ekonomik, Arben Ahmetaj, ka vlerësuar mbështetjen që qeveria kineze po i jep qeverisë shqiptare për zhvillimin ekonomik.
Ambasadorja e Kinës, Jiang Yu, u shpreh se bashkëpunimi mes të dy vendeve duhet të fokusohet në tre drejtime kryesore. Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kinës, për vitin 2014, kapën vlerën e 427 milion dollarëve, shifër kjo që pritet të rritet në vazhdimësi, si rezultat i interesit të treguar për investime në rrugë, porte dhe hidrocentrale.

 

Aktualisht, në vendin tonë operojnë 95 ndërmarrje kineze, por me interesin e treguar së fundmi nga investitorët kinez, sfidë për Shqipërinë mbetet përshpejtimi i proçedurave për rritjen e numrit të ndërmarrjeve kineze, që do të operojnë në vend.


Më të lexuarat