Secondary Adv

Borxhi tatimor arrin ne 1 mld euro: 68 per qind e tij nga subjekte pasive

Borxhi tatimor ka arritur vlerën e rreth 1 miliard eurove në fund të 2020-s.

 

Sipas të dhënave të Përgjithshme të Tatimeve, gjatë vitit pandemik, ky tregues u rrit me 5.4 miliardë lekë, ekuivalent kjo me 5% rritje kundrejt 2019-s. Borxheve të vjetra iu janë shtuar edhe detyrimet e reja, për shkak të krizës që goditi sipërmarrjen dhe kryesisht bizneset e vogla dhe të mesme që janë edhe më të brishta në drejtim të likuiditetit. Por më shumë sesa vlera e borxhit tatimor, shqetësues është struktura e tij. Kjo pasi 68% të masës totale të borxhit e kanë subjektet pasive, që nuk kanë aktivitet.

 

Sipas ekspertëve, kjo e bën thuajse të pamundur mbledhjen e këtyre detyrimeve. Një tjetër problem në arkëtimin e këtyre detyrimeve është edhe mosha e borxhit. Sipas të dhënave të detajuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, 68% e stokut total të borxhit tatimor është me vjetërsi mbi 2 vjet. Ekspertët shpjegojnë se pasi sa më e largët të jetë koha e krijimit të këtij borxhi tatimor, aq më e vështirë është mbledhja e tij./Burimi: A2CNN


Më të lexuarat