Secondary Adv

BE miraton certifikaten e vaksinimit: A mund te udhetojne shqiptaret, kriteret

Samiti i BE-së ka miratuar Certifikatën Evropiane të Vaksinimit kundër Covid-19, e cila është një mënyrë që do të lehtësojë udhëtimet brenda BE.

 

Në deklaratën e përbashkët liderët e BE-së bënë thirrje që të aprovohet sa më shpejt për hyrjen në fuqi duke filluar nga data 1 Korrik. Certifikata do të përmbajë të dhënat nëse qytetari ka bërë një dozë vaksinash, së dyti do të përmbajë informacionin nëse ka bërë test PCR dhe së treti testi serologjik. Gazetarja e ABC në Bruksel, Erisa Zykaj në një lidhje me Skype me emisionin “Log” sqaroi edhe çështjen e atyre që kanë injektuar dozat kineze dhe ruse, vaksina që nuk janë njoftuar nga EMA dhe FDA. “Vaksinat kineze dhe ruse nuk janë aprovuar dhe është vetëm një shtet që pranon vaksinën ruse që është Hungaria, por ata që do të dëshironin të shkojnë në Hungari nuk do të kenë probleme, deri tani shtetet e tjera nuk i pranojnë” tha Zykaj.

 

Por çfarë ndodh me shqiptarët, a kanë shanse dhe si mund të udhëtojnë drejt BE-së? Gazetarja Erisa Zykaj theksoi se liderët e BE-së miratuan kriterin që një vend të jetë në listën e sigurt për të lejuar udhëtimet duhet që për cdo 100 mijë banorë të mos ketë më shumë se 75 të infektuar. “Sot u aprovua edhe lajmi i dytë që na intereson më shumë si ekstrakomunitarë, për udhëtimet nga vendet e treta drejt BE-së ka pasur një miratim për rregulloren lidhur me kriteret që kanë ndryshuar. Kriteri kryesor është infektimi i personave në cdo 100 mijë banorë në cdo dy javë dhe ky numër ka ndryshuar në 75.

 

Vende e BE-së kanë rënë dakord që të jetë 75 persona për 100 mijë banorë. Kjo bën të mundur që të ketë një shans që të jenë në listën e vendeve të sigurta me situatë të mirë, si rasti i Shqipërisë” tha ajo. Por sa e ka Shqipëria aktualisht? Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së u shpreh në studion se “Shqipëria aktualisht, në dy javët e fundit e ka 15.1%” numrin e qytetarëve të infektuar për 100 mijë banorë, ç’ka do të thotë se jemi brenda kritereve të BE-së për qenë në listën e vendeve të sigurta./Burimi: Abcnews.al


Më të lexuarat