Secondary Adv

Ndertimi i spitalit te ri te Fierit: Nis kompensimi i pronareve, 21 mln leke fondi

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i shpronësimit, të pronarëve të pronave që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i spitalit rajonal ‘Memorial’ në Fier”.

 

Shpronësimi bëhet në favor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, do të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “tokë arë” dhe “drufrutorë/kultura bujqësore”, me një vlerë të përgjithshme prej 20 892 266 (njëzet milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekësh e cila do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

 

Vlera e shpenzimeve të procedurës, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, do të përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin./Burimi: SCAN


Më të lexuarat