Secondary Adv

Bypassi i Vlores do hapet perkohesisht per sezonin veror: Lehteson trafikun

Ministrja e Transportit tha se bypass-i i Vlorës do hapet më 15 korrik në mënyrë provizore për të lehtësuar trafikun që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.

 

"Vijon puna në bypass e Vlorës, një arterie shumë e rëndësishme ku prej muajsh punohet intensivisht që të jetë e hapur (edhe pse jo e përfunduar) për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut.Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit. Do të lehtësohet trafiku e një rrugë të rëndësishme nga Radhima te Kalaja në Vlorë.  Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik", tha Balluku./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat