Secondary Adv

KQZ gjobit RTSH: Transmetoi reklama politike diten e heshtjes zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka gjobitur me 2 milionë lekë Radion Televizionin Shqiptar.

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se RTSH ka paraqitur reklama politike më datë 24 prill, ditën e heshtjes zgjedhore. “Vendos masë administrative, 2 milionë lekë gjobë për RTSH. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat