Secondary Adv

Ndryshojne pas 12 vitesh standardet e ndertimit ne Shqiperi

Ministria e Zhvillimit Urban miratoi normativat e reja të projektimit të banesave. Rishikimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave për “Normativat e Projektimit të Banesave”, erdhi si domosdoshmëri për të garantuar standarde bashkëkohore në ndërtim dhe siguri për jetën e qytetarëve.


Drejtoria e Standardeve të Ndërtimit në Ministri ka nisur, prej një viti, punën për rishikimin e standardeve të ndërtimit, të cilat datojnë që prej vitit 1993.
Hartimi, miratimi dhe zbatimi i këtyre normativave bashkëkohore, synon vendosjen e rregullave në projektimin e banesave, në funksion të rritjes së cilësisë së produktit në fushën e ndërtimit dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës, sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve.Aktualisht, me ndërtimet pa kriter të banesave disa familjare, është krijuar një situatë e vështirë në zbatimine normativave të projektimit të banesave. Kjo, ka rezultuar edhe në uljen e cilësisë së shërbimit të ofruar, si edhe uljen e cilësisë së jetës së njerëzve.


Efekti i pritshëm i zbatimit të normativave të reja, është rritja e cilësisë së produktit të marrë në fushën e ndërtimit, e shprehur nëpërmjet përcaktimeve të përgjithshme, kritereve, sipërfaqeve, volumit dhe të dhënave të tjera teknike, në përputhje me kërkesat e familjes, për cilësinë e banesës.“Ne, e pamë të nevojshme të rishikonim normativat e projektimit dhe ndërtimit si fillim për banesat dhe më pas, edhe për kopshtet, çerdhet, shkollat dhe institucionet publike, si spitalet apo qendrat shëndetësore.”, – tha në fjalën e saj Ministrja Gjermeni.


Ajo tha se “ Normativat në ndërtim dhe projektim i shërbejnë qytetarëve, projektuesve dhe ndërtuesve, ndaj dhe rishikimi i tyre është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve brenda standardeve ndërkombëtare.”Ndërsa z. Radovani, Zëvendësministër i Zhvillimit Urban, në fjalën e tij e vuri theksin tek domosdoshmëria e rregullimit të profesioneve të kontrolluara, hartimit dhe miratimit të një kuadri ligjor në harmoni me atë përkatës evropian. “Një prej elementeve të kësaj pakete është ajo për “Normativat e projektimit të banesave”, të cilin po prezantojmë sot”,- u shpreh ai./Monitor


Më të lexuarat