Secondary Adv

Nga 1 korriku e disponueshme: Ja si duket certifikata dixhitale e vaksinimit

Kjo do të jetë certifikata dixhitale e vaksinimit që hap rrugët në BE.

 

Këshilli Europian dha ‘dritën jeshile’ ditë më parë për këtë mjet që do të jetë metoda e re e udhëtimeve, të paktën derisa pandemia të largohet. Kartën në foto do e përdorin qytetarët grekë që kanë bërë vaksinën ndaj COVID ose kohët e fundit kanë bërë një test PCR. Greqia ishte e para që propozoi një model të ngjashëm për të lehtësuar udhëtimet brenda BE. Tashmë me këtë kartë hiqen kufizimet brenda BE dhe qytetarët mund të identifikohen me këtë kartë e cila tregon automatikisht nëse qytetari që e disponon ka bërë vaksinën, ka bërë test PCR apo është rekuperuar nga COVID-19. Nga 1 korriku gjithë qytetarët europianë që do e kenë këtë kartë dixhitale mund të kapërcejnë kufijtë lehtësisht me të./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat