Secondary Adv

Nis operacioni bregdeti yne: Rama paralajmeron shembje te objekteve pa leje

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se nisur nga java e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe IKMT nisin operacionin “Bregdeti Ynë”, për të shembur ndërtimet pa leje.

 

Rama ka theksuar se shembja e ndërtimeve pa leje do të nisi me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit. Më tej kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale shkruan se do të vijohet edhe me pastrimin e gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare. Rama ka bërë edhe një apel për shkelësit duke thënë se duhet të prishin vetë ndërtimet pa leje. Ndërkohë, kreu i Kadastrës Artan Lame shpjegoi se ku do të fillohet me prishjet duke e vendosur lapsin pikërisht tek bregdeti i Ksamilit. Sipas Lames, do të fillohet menjëherë me prishjen e ndërtimeve pa leje në pjesën e bregut të Ksamilit, gjë që do të lirojë nga mbingarkesa edhe njësitë akomoduese që gjenden pak më tej.

 

“Ksamili është një zonë shumë e madhe informale që ka problematyikat e veta. Një pjesë e objekteve duken të sistemuara pavarësisht se janë të palegalizuara, por shpëtimi i sezonit dhe shfryrja e zonës nga ndërtimet pa leje duhet bërë përmes prishjeve në fashën e bregdetit. Jam i bindur se të gjithë do të na thonë bravo nëse e pastrojmë fashën e bregdetit sepse kështu do t’i japim frymëmarrje sezonit. Është ndërtuar shëtitorja në Ksamil dhe ky spastrim duhet të fillonte qoftë në fashën e bregdetit, qoftë edhe në fashën e parë sipër shëtitores”, tha Lame. 

 

Reagimi i plotë:

Shëngjin – Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin “Bregdeti Ynë”, për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit)☀️🌊 🇦🇱

 

Pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit👊 Apeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat