Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfunduar studimin e fizibilitetit të ndërtimit të gazsjellësit Joniano-Adriatik.
Jon-Adriatik Pipeline (IAP) është një zgjerim i projektit TAP, fillon në Fier, kalon nëpër veri të Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe përfundon në Split të Kroacisë. Sipas llogaritjeve të bëra, tubacioni do të jetë 511 kilometra i gjatë dhe do të kushtojë 617.600.000 euro, 170 milionë prej të cilave pritet që të investohen në vendin tonë përgjatë gjatë viteve 2017-2020.
Gazi do të përdoret si një burim alternativ i energjisë për ekonomitë e këtyre vendeve, ndërkohë që ekzsiton edhe mundësia e furnizimit të vendeve të Europës Qendrore, si Austria dhe Gjermania. Gazsjellësi është parashikuar që të transportojë rreth 5 miliardë metër kub në vit në kapacitetet e tij maksimale.Ndërkohë që në vendin tonë do të lidhet në zonën e Fierit me gazsjellësin Trans-Adriatik, përllogaritet se koston më të lartë kjo vepër do e ketë në Malin e Zi, për shkak të tuneleve të shumta që duhen ndërtuar.