Gjobat per masken ne pandemi: OSHEE vjel vetem 1300 nga 114 mije ne total
Operatori i shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka arritur të vjelë 1300 gjoba brenda një viti për mosmbajtjen e maskës nga qytetarët.
Në total për këtë periudhë policia ka vendosur 114 mijë gjoba nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë. OSHEE thotë se 64 mijë prej tyre janë kthyer policisë së shtetit për shkak të paqartësisë të tyre, si mungesë kontrate apo të dhënash të kartës së identitetit. Gjatë një viti pandemi OSHEE ka vjelë 1300 gjoba, për mosmbajtjen e maskës. Në total, sipas këtij institucionit, policia ka vendosur 114 mijë gjoba. Ndëshkimet kanë qenë nga 3 mijë deri në 5 mijë për përsëritësit e shkeljes. Duke iu referuar të dhënave të zyrtare të marra nga OSHEE, nga 114 mijë gjoba, 64 mijë prej tyre janë ende në proces verifikimi për të dhënat që përshkruajnë gjobën.
41 mijë të tjera i janë kthyer pas policisë për shkak të paqartësisë të tyre, si mungesë kontrate apo të dhënash të kartës së identitetit. 7 mijë gjoba janë hedhur në sistem por ende nuk janë vjelë. Me vendim të këshillit të ministrave u caktua që OSHEE do të mbledhë gjobat që policia do vendoste ndaj qytetarëve që nuk mbanin maskë anti-covid. Kjo gjobë do të faturohej në faturën e energjisë elektrike.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, qeveria fali çdo gjobë të vënë për mosrespektim të masave anti-covid deri në këtë periudhë. Vetëm në 8 muajt e fundit policia ka ndëshkuar 91 mijë qytetarë që nuk kanë vendosur maskën në ambiente të hapura dhe ato të mbyllura. Ndërsa Komiteti i Ekspertëve vendosi se nga 1 Qershori mbajtja e maskës të mos jetë e detyrueshme në ambiente të hapura.