Secondary Adv

Mbyllet Covid 2: Spitali Shefqet Ndroqi i rikthehet funksionit normal

Spitali Shefqet Ndroqi i është rikthyer normalitetit dhe nga nesër nuk do të jetë më në funksion të të infektuarve me COVID-19.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 17 pacientët me COVID-19 do të dërgohen tashmë tek spitali Infektiv, i vetmi spital i posaçëm momentalisht për pandeminë. Pavionet e COVID në ”Shefqet Ndroqit” do të dezinfektohen teksa 30 të shtruar me sëmundje mushkërie do të transferohen tek Sanatoriumi. Gazetari Erion Skëndaj raporton për BalkanWeb se Manastirliu ka qenë vetë sot tek spitali ”Shefqet Ndroqi” për të komunikuar vendimin teksa këtë javë do të kryhet gradualisht brenda 3 ditësh transferimi i pacientëve./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat