Secondary Adv

Hapet dogana e Qafebotes: Orari dhe numri i personave qe do lejohen

Hapet pika kufitare Qafëbotë (Mavromati) nga e hëna, 7 qershor.

 

Guvernatori i Periferisë së Epirit, Alekos Kahrimanis dhe zv/ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Ikonomu, kanë konfirmuar miratimin e kërkesës së banorëve të Thesprotisë dhe minoritarëve grekë të Shqipërisë. Dogana do të funksionojë me orar 08.00-16:00 dhe do lejohen 250 persona në ditë. Gjithashtu, pas një takimi me përfaqësues të minoritarëve grekë, qeveritarët grekë kanë konfirmuar se gradualisht do hapen të gjitha pikat kufitare dhe do të rifillojë qarkullimi me kushtet e caktuara për mbrojtjen nga covid-19./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat