Firmoset marreveshja: Hapet se shpejti filiali i Universitetit Teknik te Stambollit
Universiteti Teknik i Stambollit konsiderohet një nga nga institucionet më prestigjioze arsimore të Turqisë me rreth 37.000 studentë dhe 2.174 akademikë.
Universiteti Teknik i Stambolli është një institucion arsimor me një të kaluar 250-vjeçare dhe i profilizuar në fushat e inxhinierisë dhe arkitekturës. Jo vetëm mban numërin një në Turqi për cilësinë e mësimdhënies, por është edhe një nga universitetet teknike më të njohura të botës, përmban 23 programe inxhinierie të akredituara. Hapjen e filialit të Universitetit Teknik të Stambollit e njoftoi fillimisht kryeministri Rama përpara disa muajsh, për të konkretizuar detajet e marrëveshjes ministrja e arsimit Evis Kushi ishte në në Ankara ku takoi Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, prof. Yekta Saraç.
Ministrja Kushi shpërndau në rrjetet sociale lajmin se palët kanë rënë dakort për të hapur së shpejti në Tiranë filialin e të Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri. News 24 mësoi se është dakortësuar për ndërtimin e një kampusi të ri për studentët që do të studiojnë në këtë filial. Ndër të tjera Kushi përmend faktin se kanë diskutuar gjerësisht gjithashtu për për intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë nëpërmjet projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Studentët shqiptarë do të kenë një mundësi të artë të regjistrohen në Tiranë në degën e një ndër universiteteve më prestigjiozë në botë në fushën e inxhinerisë por jo vetëm./Burimi: Balkanweb